Xhaferi: ARM do të mbetet në Avganistan edhe pas ISAF

Armata e Maqedonisë do të mbetet në Afganistan edhe pas përfundimit të misionit ISAF të Aleancës veri-atlantike (NAK) dhe atë, sipas të gjitha gjasave, në kontingjentin gjerman.

Këtë dje e konfirmoi ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, pas përfundimit të takimit të Këshillit veri-atlantik të NATO-s që në selinë e Aleancës u mbajt me jo-NATO kontribuueset në misionin në Afganistan.

Njeriu i parë i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, në takimin e djeshëm të vendeve të cilat kontribuojnë në “Komandën rajonale Veri” në Afganistan, e cila kryesohet nga Gjermania, në fjalimin e tij porositi se Maqedonia është e gatshme të merr pjesë në Misionin e ardhshëm të NATO-s në Afganistan pas vitit 2014, gjithashtu në kontingjent gjerman.

Republika e Maqedonisë merr pjesë në të gjitha misionet e NATO-s në mbarë botën, si partenere e barabartë,e dhe pse për t’u bërë anëtare e Aleancës, shteti ynë sipas konkludimit të Samiteve të NATO-s në Bukuresht (2008) dhe Çikago (2012), duhet së pari ta zgjidhë kontestin për emrin me Greqinë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button