YouTube më e famshme se asnjëherë më parë

Gjatë raportimit të fitmeve për tremujorin e dytë që gjiganti Google bëri dje, një pjesë e raportit për të ardhurat zbulon që YouTube është më e famshme se asnjëherë më parë në pajisjet telefonike. Për tremujorin e dytë, sasia e kohës së shpenzuar të përdoruesve telefonik duke shikuar video në YouTube është dyfishuar vit pas viti.

Megjithatë, çfarë është duke i shtyrë përdoruesit e pajisjeve telefonike të shikojnë më gjatë në YouTube? Një faktor shumë i madh rreth kësaj janë telefonat e mëdhenj, transmeton arbresh.info. Fillimisht, përdoruesit shikonin video në pajisjet me ekran 3.5 inç, ndërsa tani shumica e përdoruesve që kanë ndikim tek dyfishimi i kohës së shfrytëzuar tek YouTube vijnë nga ekranet e pajisjeve me madhësi të Apple iPhone 6, iPhone 6 Plus dhe iPhone 5S.

Përveç kësaj, me rritjen e ekraneve është rritur edhe kualiteti i tyre, gjë e cila ofron një pamje më të mbrehtë tek videot e publikuara në YouTube.

Lajme të ngjashme

Back to top button