Disa simptoma që paralajmërojnë kancerin e gjirit

Kanceri i gjirit vazhdon të jetë edhe sot një nga llojet më të zakonshme (së bashku me kancerin e lëkurës).Vetëm në Amerikë priten 320,000 raste të reja gjatë 2015-ës, ka raportuar Shoqata amerikane e kancerit, transmeton Klan K.

Sipas ekspertëve, gjendrat në gjoks janë simptomat klasike që paralajmërojnë kancerin e gjirit, por femrat duhet të jenë të kujdesshme të evidentojnë edhe simptoma të tjera më pak të njohura.

Disa prej tyre janë fryrja ose enjtja e gjoksit në disa zona ose në tërësi, irritim i lëkurës dhe ‘rrudhje’ e saj në zonën e gjoksit, futje brenda e thithkës së gjoksit, sekrecione të thikës që nuk janë qumësht, skuqje ose trashje të thikës dhe të lëkurës përreth.

Simptoma të tilla duhen diagnostikuar tek mjeku dhe nuk duhen neglizhuar në asnjë mënyrë. Jo domosdoshmërisht paralajmërojnë një sëmundje kancerogjene, por pa e dëgjuar këtë nga goja e mjekut, nuk mund të jeni të sigurt.

Lajme të ngjashme

Back to top button