Bundestagu gjerman miraton paketën e re të ndihmës ndaj Greqisë

Parlamenti federal gjerman ka miratuar hapjen e negociatave të hollësishme me Greqinë mbi kredinë e re, transmeton Anadolu Agency (AA). Me 439 vota pro dhe 119 kundër, ndërsa 40 deputetë munguan gjatë seancës, anëtarët e Bundestagut gjerman miratuan fillimin e negociatave me Greqinë rreth planit të ri të ndihmës me vlerë 85 miliard euro.

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi miratimin e Bundestagut për të filluar negociatat për detajet e pakos së re të ndihmës për Greqinë.

Të hënën, Merkel dhe udhëheqësit të tjerë të Eurozonës arritën marrëveshje paraprake për një kredi tre-vjeçare në Greqi me vlerë të përgjithshme prej rreth 85 miliard euro. Gjermania është pjesëmarrësi më i madh i kredisë ndaj Greqisë. Prandaj, gjatë krizës greke në ditët e fundit ka pasur një qëndrim shumë të ashpër, duke këmbëngulur në forcimin e politikave të kursimeve dhe rritjes së kthimit të taksave.

Merkel shprehu shqetësimin e saj në lidhje me mundësin e dështimit të kredisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button