Kallëzim penal për dy persona të dyshuar për kontrabandim të heroinës

Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për tregti të palejuar me drogë në bashkëveprim me Drejtorinë Doganore shkatërroi një kanal ndërkombëtar për kontrabandë me drogë me ç’rast konfiskoi një kilogram e 300 gramë heroinë, ndërsa nga liria janë privuar dy perosna shtetas të Maqedonisë.

Në vendklaimin kufitar Tabanoc më 15.07.2015 rreth orës 20:40 në dalje të Republikës së Maqedonisë pas informatës së marrë paraprakisht në një autobus i cili ka qarkulluar në linjën e rregullt të autobusëve Strugë – Lucern Zvicër nga ana nëpunësve doganorë është kryer bastisje dhe kontroll i udhëtarëve dhe bagazhit me ç’rast në thellësinë e valixhes me tiketën e vendosur për bagazh në dorezë, në pronë të udhëtarit A.P.(54) nga Kërçova janë gjetur 4 paketime të zeza najlloni me materie nga pluhuri për të cilën është konfirmuar se bëhet fjalë për drogë narkotike heroinë.

Siç njftoi sot MBP-ja, A.P. për një kompensim të caktuar të hollash prej 1.500 ka qenë i angazhuar që ta kryejë transportin deri në Zvicër nga ana e personit M.J.(35) nga Gostivari, i cili ka qenë organizator i transportit, ndërsa gjithashtu ka udhëtuar në të njejtin autobus dhe ka qenë i ulur në afërsi të personit transporter.

Materia e marrë e pluhurit është dorëzuar në Sektorin për hulumtime dhe ekspertiza kriminalistike-teknike pranë MPB të RM-së, për ekspertizë të mëtejshme. Pas ekspertizës së kryer është konfirmuar se bëhet fjalë për heroinë me masë të përgjithshme prej një kilogram e 258 gramë.

Nga ana e Sektorit për tregti të palejuar me drogë deri te prokuroria themelore publike-Kumanovë është dorëzuar kallëzim penal kundër të dy personave për vepër të kryer penale “prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotropikale dhe prekursorëve”.

Lajme të ngjashme

Back to top button