Konkurs rajonal për tregim të shkurtër- Biber

Për herë të parë hapet konkurs rajonal  për tregim të shkurtër- Biber. Tema e konkursit është pajtimi në kontekst të trashëgimisë nga lufta dhe dhuna në vendet e ish Jugosllavisë, sidomos në periudhën prej vitit 1991 e deri në vitin 2001.

Ftohen të gjithë autorët dhe autoret të cilët shkruajnë në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, malazeze, kroate dhe serbe që të dërgojnë tregimet e tyre. Thirrja iu referohet autorëve dhe autoreve të afirmuar, si dhe atyre të cilët nuk kanë botuar deri më tani.

Konkursi është i hapur deri më datë 06.09.2015. Autorët/et e tre tregimeve më të mira do të shpërblehen me shpërblim në të holla prej. Jurinë e përbëjnë Doruntina Basha, Faruk Shehiq dhe Bojan Krivokapiq.

Konkursi organizohet nga ekipi Biber në bashkëpunim me Qendrën për Aksion të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Më shumë informata rreth kushteve të konkursit dhe rreth shpërblimeve mund të gjeni në faqen e Biberit   http://biber.nenasilje.org.

Lajme të ngjashme

Back to top button