Masakra në marinën e SHBA, FBI zbardh hetimet: Autori i ngjarjes nuk është pjesë e ISIS

FBI ka marrë në dorë hetimet mbi masakrën e ndodhur një ditë më parë në bazën e marinës amerikane në Tenesi. Ndonëse ngjarja është klasifikuar si “akt terrorist i brendshëm”, Byroja Federale e Hetimit ka deklaruar se për momentin nuk ka indicie mbi motivet e veprimit të autorit Youssuf Abdulazeez.
Nga të shtënat mbetën të vrarë 4 anëtarë të marinës, ndërsa tre të tjerë u plagosën, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë në spital. FBI ka deklaruar gjithashtu se për momentin nuk ka të dhëna që Abdulazeez të ketë qenë i lidhur me ndonjë organizatë terroriste ndërkombëtare.
Agjenti Ed Reinhold tha në një konferencë për shtyp se autori fillimisht qëlloi nga bordi i makinës së tij rreth orës 10:45 me orën lokale. Më pas, ai u fut në qendrën e rekrutëve të marinës, doli nga makina dhe filloi të hapte zjarr ndaj marinsave.
Se çfarë e shtyu atë të kryente një akt të tillë, kjo do të jetë subjekt i një hetimi intensiv që do të shtrihet thellë në të kaluarën e tij, miqtë, familjarët dhe gjendjen e tij mendore. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Mohammad Youssef Abdulazeez ka vepruar i vetëm. Pikërisht të ashtuquajturit “ujqit e vetmuar” janë më të vështirët për t’u ndaluar.
Si presidenti Obama ashtu edhe drejtori i FBI-së e kanë nënvizuar disa herë këtë problem së fundmi dhe u kanë kërkuar komuniteteve lokale që të jenë të vëmendshme ndaj çdo sinjali. Më herët, policia izoloi zonën përreth shtëpisë ku jetonte atentatori, që mbeti i vrarë, në përpjekje për të bashkuar copëzat e motiveve që mund ta kenë shtyrë atë drejt këtij akti.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes deklaruan se kishin parë dy gra teksa merreshin të prangosura nga policia nga shtëpia e Abdulazeez.
Sulm në ndërtesën e Marinës në SHBA, vriten me armë 4 persona, dyshohet për akt terrorist
Një sulm me armë ka ndodhur në ndërtesën e Marinës, në Chattanooga të SHBA, duke lënë të vdekur 4 persona. Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane, sipas të cilave, mes të vrarëve ka qenë edhe atentatori.
Ndërsa, dyshimet flasin për një sulm terrorist. Ndërsa, shefi i FBI ka deklaruar se po kryhen hetimet në çdo zonë për të zbuluar nëse akti ishte terrorist.
“Ne po kërkojmë në çdo cep të zonës për të gjetur nëse akti është terrorist apo thjesht një akt terrori i brendshëm apo edhe një akt kriminal individual”, ka thënë Ed Reinhold i FBI.

Lajme të ngjashme

Back to top button