Muslimanët në Australi festojnë Fitër Bajramin

Mijëra pjesëtarë të pakicës muslimane të Australisë u grumbulluan në xhamitë dhe qendrat e komuniteteve mëngjesin e hershëm të së premtes për të falur namazin e Fitër Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Besimtarët me origjinë të ndryshme u mblodhën për faljen e namazit që filloi nga ora 7:30 deri në 8:00 sipas orës lokale në Melbourne.
Bajrami ne Australi (2)

Në xhaminë Sunshine, imam Mustafa Asmaci, në fjalën e tij porositi se: “Ne muslimanët që jetojmë larg nga vendlindjet tona kemi përgjegjësi për të përfaqësuar Islamin në mënyrën më të mirë.”

Ligjërata e tij u përqendrua në sjelljen pozitive e cila kërkohet nga besimtarët gjatë festave, duke theksuar se mosmarrëveshjet dhe hidhërimi duhet lënë mënjanë. Ai u bëri thirrje muslimanëve që të vizitojnë prindërit e tyre, të sëmurët dhe të moshuarit, si dhe të gëzojnë fëmijët e tyre.

Asmaci për Anadolu Agency shprehu kënaqësinë e tij për ardhjen e besimtarëve për tu falur.

“Kjo na bën shumë të lumtur, kur shohim se si vëllezërit dhe motrat tona shkëmbejnë urimet dhe përgëzimet me rastin e festës së Fiter Bajramit në xhaminë tonë të mbushur,” tha ai.
Bajrami ne Australi (1)

Lajme të ngjashme

Back to top button