Juventus dështon në Madrid, Gallata e dyta

Real Madridi e ka fituar sfidën kryesore të së mërkurës në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Juventusin me rezultat 2:1, për t’ia vështirësuar punët Zonjës së Vjetër në Grupin B. Me ketë humbje, Juventusi mbetet në kuotën e 2 pikëve, në vendin e tretë.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që në minutën e 5-të të ndeshjes arriti të shënoj në portën e Buffonit, pasi që pranoi një top të mirë nga Di Maria.
Edhe pse e pranoi golin herët, Juventusi nuk u zmbraps, por arriti që me Llorentën të barazoi rezultatin në 1:1, pas një gabimi të mbrojtjes vendase.
Megjithatë në minutën e 28 Reali fiton një penallti të dyshimtë kur Chiellini e rrëzon në zonën e rreptësisë Ramosin. Nga pika e bardhë i sigurt ishte Ronaldo.

Në pjesën e dytë, gjerat vështirësohen për Juventusin, pasi që pikërisht Chiellini ndëshkohet me karton të kuq, po ashtu i dyshimtë.
Deri në fund të takimit, Juventusi u mbajt mirë, derisa në raste të caktuar ishte edhe i rrezikshëm për portën e Casillasit.

Reali pas kësaj fitore ka pikë të plota, 9 nga tri ndeshje, në vendin e dytë është Galatasaray me 4 pikë, Juventus me 2 dhe në fund Copenhagen me vetëm një pikë.

Në Stamboll, Galata mposhti 3:1 Copenhagenin.

Lajme të ngjashme

Back to top button