Reis Sulejman Rexhepi: Të jemi sa më solidar dhe human

Besimtarët musliman pas 30 ditëve te Ramazanit, sot po festojnë Fitër Bajramin.
Manifestimi qëndror i kësaj feste të madhe islame, në vendin tone u mbajt në Xhaminë e Mustafa Pashes.

Namazi i Fitër Bajramit ka filluar në orën 05:58 minuta, ndërsa në xhami ishin prezent një numër i madh i qytetarëve, ndërsa edhe kësaj radhe kësaj feste i priu i pari i Bashkësisë fetare islame në vend, reis ulema Sulejman efendi Rexhepi, me myfti dhe hoxhallarë nga qytete të ndryshme të vendit tonë. Në këtë xhami namazin e fitër bajrtamit e fali edhe ambasodori i turiqisë në vendin tonë.

Manifestimi ishte ishte i përcjellë me lexime nga Kurani dhe interpetimin e ilahive, ku me zërin e tyre të ëmbël pjesëmarrës ishin hafiz Xhemail Nuhiu, hafiz Adem Ramadani dhe hafez Abas Jahja.
Namazin e sabahut e fali i pari i BFI-s, reis ulema Sulejman efendi Rexhepi, ndërsa mesazhin e Bajramit e lexoi medresanti Ajden Jahja, e që në fund manifestimi qëndror të kompletohet me lutjen që e bëri muftiu i Muftinisë së Tetovës, z. Qani Besimi.

Reis ulema Sulejman efendi Rexhepi, mes tjerash mënjehër pas përfundimit të programit festiv tha: “Sot është ditë gëzimi, ditë ku vëllau vëllain gjitmonë ta ketë preokupim dhe të vizitohemi mes veti, ti shtrijme doren njjëri tjetrit dhe të ndihmojmë skamnorët. Të jemi sa më solidar dhe sa më human, dhe ti demonstrojmë vlerat islame në këtë festë botërore”, tha Rexhepi,  transmeton Portalb.
Pas përfundimit të namazit, besimtarët uruan festën e Fitër Bajramit. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button