Ekzistonte bashkëpunimi i përhershëm i Sigurimit Shqiptar me UDB-në jugosllave

Liria dhe pavarësia e Kosovës po tkurren
Çanta ime kishte arritur para meje dhe ishte boshatisur e tëra, duke i shpërndarë të gjitha materialet mbi një tavolinë. Zëvendës-ministri mbante në dorë letrën e adresuar për Kadri Osmanin, me titull: “Taktika dhe strategjia për realizimin e Republikës të Kosovës”, letër kjo e ruajtur në arkivin shtetëror shqiptar, shkruan gazeta Bota Sot.
– “Doni Republikën e Kosovës”, – pyeti zëvendës-ministri me shpoti?
-Po, – u gjegja unë. Dhe, ai i tërbuar bërryloi krahun!
– “Doni dy republika, dy shtete, për t ia kundërvënë Kosovën Shqipërisë, njësoj si dy Kina, dy Kore, dy Vietnama, dy Gjermani! Kjo është politikë subversive kundër Jugosllavisë, që ka për qëllim prishjen e marrëdhënieve jugosllavo – shqiptare”, – përfundoi shefi i shefave të tjerë.

Njeri modest dhe me humor
Atë ditë jam prangosur, për të vazhduar vuajtjen dhe persekutimin për 17 vjet radhazi burgjeve dhe kampeve të Shqipërisë. Edhepse asnjëherë nuk u lakua emri i Agim Gjakovës, nip i Haki Tahës, ekzekutori faktik i Milladin Popoviçit, presioni për ta pohuar emrin e tij ka qenë i madh.

Megjithatë, Sigurimi kishte përcjellë lëvizjet e mia dhe pavarësisht këmbënguljes time se letra është ekskluzivisht prodhim i imi, Agim Gjakova përgjatë 15 viteve do të përjetonte një lloj burgu të veçantë shtëpiak, i përgjuar, i shantazhuar dhe i censuruar deri në bllokim të botimit të krijimtarisë së tij letrare. Të njëjtin fat do ta kishte edhe bashkëshortja e tij ideale, Naime Daci – Gjakova, e bija e Haxhi Jahja Dacit, hoxhë i Istogut, i ekzekutuar si nacionalist, më 1945, nga OZNA jugosllave, ndërsa dy vëllezërit e saj juristë, do të dënoheshin me burg, si pjesëtarë të organizimit ilegal të Adem Demaçit. 

Tekstii e plotë është botuar në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button