“Katolnja nuk do të ndahet nga Spanja”

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka deklaruar se Katalonja nuk do të shkëputet nga Spanja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në shtator, do të mbahen zgjedhje në këtë rajon verilindor të Spanjës.

Liderët katalonas zgjedhjet e ardhshme i shohin si tregues të qartë të disponimit të qytetarëve drejt pavarësisë.

Sipas medias spanjolle, kryeministri spanjoll ka thënë se nuk ka asgjë nga pavarësia e kësaj pjese të Spanjës.

“Nuk do të ketë pavarësi të Katalonjës,” tha Rajoy në një konferencë për shtyp me kryeministren polake, Eva Digger.

Autoritetet në Madrid në të kaluarën kanë kundërshtuar fuqishëm tentativat e liderëve katalonas për mbajtje të referendumit mbi pavarësinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button