Çejku: Më mbaroi mandati në Maqedoni

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku thotë se nuk ka asgjë të veçantë në vendimin e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani për largimin e tij sepse atij i ka mbaruar mandati katërvjeçar.

“Mbaroi mandati im katërvjeçar, në bazë të ligjit të shërbimit të jashtëm unë e kam kryer mandatin që në mars të këtij viti. Në përputhje me ligjin, presidenti ka firmos largimin tim nga Maqedonia, nuk ka asgjë të veçantë nga kjo” prononcohet ai për Portalb.

Çejku tha se do të kthehet në Ministri të jashtme ndërsa do ta kryej detyrën deri në mesin e muaj nëntor kur pritet të largohet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button