Shkarkohet ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku

Mes qeverisë shqiptare dhe Presidentit Bujar Nishani ka nisur procesi i konsultimeve për sa i përket shkarkimit të ambasadorëve të cilëve u ka përfunduar mandati katërvjeçar, por dhe atyre që kanë mbushur moshën e pensionit, shkruan Gazeta shqip.

Burimet nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur se aktualisht Presidenti Nishani ka shkarkuar gjashtë ngas shtatë diplomatët e propozuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe pritet që ta bëjë këtë me një listë 16 të diplomatësh që do t’i dorëzohen në tavolinën e punës shumë shpejt. Burimet bëjnë të ditur se në ditët në vijim sipas kërkesës së Ministrisë së Jashtme, Presidenti Nishani do të publikojë lirimin e gjashtë ambasadorëve, katër prej të cilëve u ka përfunduar mandati.

Të liruarit e parë në radhët e diplomacisë janë ambasadorët Ridi Kurtesi në Katar, Mehmet Elezi në Zvicër, Arben Çejku në Maqedoni, Shpëtim Çaushi në Serbi, Vili Minarolli në Austri dhe Ruhi Hado në Suedi.

Burimet bëjnë të ditur se arsyet e kërkesës së Ministrisë së Jashtme për t’i shkarkuar këta gjashtë ambasadorë të parë nuk është vetëm për arsye të përfundimit të mandatit, por dhe për çështje të arritjes së moshës së pensionit dhe për sa u përket emërimeve politike që janë bërë në disa ambasada. Ndërkaq, një tjetër listë me 16 ambasadorë do t’i dorëzohet menjëherë Presidentit të Republikës me kërkesën e njëjtë për shkarkimin e tyre. 

 6 ambasadorët që u shkarkuan nga Nishani

Vili Minarolli – Është emëruar në korrik të vitit 2010 si ambasador i Shqipërisë në Vjenë. Ai ka qenë deputet i PD-së deri në vitin 2005 dhe më pas ambasador.

Ridi Kurtezi – Kurtezi, ambasadori në Katarm ka kryer studimet ka kryer studimet e larta diplomatike në Moskë dhe karriera diplomatike i ka nisur në vitin 1997.

Arben Çejku – Ambasadori aktual në Shkup, ka qenë gazetar për çështjet e rajonit dhe ato ndërkombëtare. Pas vitit 2005 e ka nisur karrierën diplomatike në Kosovë

Mehmet Elezi – Ai është publicist, shkrimtar, gjuhëtar, pedagog dhe diplomat shqiptar. Që prej vitit 2006 është ambasador i Republikës së Shqipërisë në Zvicër.

Shpëtim Çaushi – Ambasadori ynë në Serbi është një diplomat karriere. Është i pari ambasador shqiptar Gjermaninë e bashkuar duke përjetuar dhe rrëzimin e Murit të Berlinit.

Ruhi Hado – Është ambasadori i Shqipërisë në Suedi, duke nisur nga viti 2007. Hado në këtë pozicion shërben dhe si ambasador jo i akredituar i Norvegjisë dhe Finlandës.

Lajme të ngjashme

Back to top button