Janakievski: Prona është e shtetit, jo e stërnipit të Nënës Terezë

Ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, ka deklaruar sot, se toka e cila gjendet në qendër të Shkupit, prej 1.600 metra katrorë, për të cilën stërnipi i  Nënës Terezë, thotë se e ka në pronësi është pronë e shtetit.

“Them me plot përgjegjësi se trualli është në pronësi të Republikës së Maqedonisë, dhe në pajtim me ligjin, as Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe as komunat, nuk do të mundnin ta tjetërsonin nëse do t’i takonte një personi tjetër fizik ose juridik”, ka deklaruar ministri. 

Ministri thotë se pretendenti për truallin, ka mundur të ngrejë kërkesë për denacionalizim nëse prona ka qenë e nacionalizuar, kjo sipas tij, nuk ka ndodhur asnjëherë.  Janakievski deklaroi se nuk ka asnjë pengesë juridike që trualli të tjetërsohet dhe në të ndërtohen “Shkallët spanjolle”. 

Çmimi fillestar ishte 100 ndërsa,  tani është rritur çmimi deri në 1.500 euro për metër katrorë. Lidhur me dokumentet e paraqitura nga stërnipi i Nënës Terezë,  Gombar Alojz, ministri Janakievski tha se, zotëria ka kërkuar takim, do të pranohet dhe do të marrë të njëjtën përgjigje

 

Lajme të ngjashme

Back to top button