Plenumi i gazetarëve kërkoi dorëheqjen e Peshevskit për sulmin fizik ndaj një gazetarit

“Plenumi i gazetarëve” sot me protestë para Qeverisë shprehu mbështetjen për gazetarin e sulmuar Sashe Ivanovski nga zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski. Ata thonë se Ivanovski ka të drejtë të aktivizmit dhe se mënyra se si veproi ai nuk meriton sulm fizik.

“Më skandaloze se sulmi ishte deklarata e VMRO-DPMNE-së te e cila i inkurajojnë sulmuesit fizik sepse siç thanë ata, “Sashe e provokoi sulmin”. Deklarata i inkurajon sulmet fizike ndaj atyre që kanë mendime të ndryshme ose që i pyesin pyetje të ndërlikuara”, tha Ida Protugjer nga “Plenumi i gazetarëve”.

“Plenumi i gazetarëve” kërkoi dorëheqjen e Peshevskit dhe ajo, sipas tyre, është më e pakta që mund ai ta bën – përndryshe, do të kuptohet se kryeministri, i cili është gjithashtu kreu i partisë VMRO-DPMNE, i inkurajon sulmet dhe përleshjet me ata me mendime të ndryshme.

Plenumi i Gazetarëve
Plenumi i Gazetarëve

Deri tani, sipas plenumit, partia përdor agresion të sofistikuar përmes mediumeve të saj, ankohen gazetarët, por në këtë rast procedurat eskaluan.

“Plenumi i gazetarëve” e përkujtoi kryeministrin Gruevski se edhe në një nga “bombat” e opozitës është ai që inkurajon sjellje të tillë kur i urdhëron “dy-tre shuplaka”, dhe treguan se ajo nuk është vepër penale, por është krim.

Sashe Ivanovski njoftoi se sot do të kërkojë një takim me ambasadorin amerikan Jess Baily dhe me euroambasadorin Aivo Orav për shkak se ai ndjehet i kërcënuar. Deklaratën e VMRO-DPMNE-së ai e sheh si kërcënim direkt ndaj sigurisë së tij.

“Ndjehem i kërcënuar dhe i pasigurte sidomos pas deklaratës së VMRO-DPMNE-së ku thotë se e kërkova unë belanë dhe do ta gjej atë. Ndjehem i pasigurte, sepse pushteti metoda nëntokësore të veprimit, kështu që mund të ndodhë që të më vret ndonjë aktivist i tyre”, tha Ivanovski.

Ai e mohoi deklaratën e Peshevskit se para tre viteve e ka provokuar në një parking në Manastir, duke argumentuar se takimi kishte kaluar shumë mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button