Rrëzohet Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush, thyen kockat e qafës

Ish-presidenti amerikan, George H.W. Bush, u rrëzua në vilën e tij në Maine, në veriperëndim të SHBA-ve dhe ka thyer klavikulën. Zëdhënësi i familjes Bush, Jim McGarth konfirmoi incidentin e ish-presidentit, dhe se gjendja e tij aktuale është e mirë. George H.W. Bush si president i SHBA-ve ishte në vitet 1989 deri 1993.

Ai ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara dhe me moshën e tij 91 vjeçare, aktualisht është ish-presidenti më i vjetër i gjallë i Amerikës.

George H. W. Bush është në të njëjtën kohë babai i Presidentit të 43-të të SHBA-ve, Xhorxh W. Bush. Presidenti i mëparshëm merrte terapi për sëmundjen e parkinsonit. Gjithashtu, në dhjetor, u shtrua në spital për shkak të problemeve të frymëmarrjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button