Kalon mesnata, Greqia ende s’ka votuar, flakë në Athinë (Video)

Marrëveshja parashikonte që paketa e parë të votohej brenda mesnatës së 15 korrikut. Vetë Tsipras nuk ka qenë prezent në Parlament, kur në sallë duhej të votohej mbi paketën e parë të reformave të rëna dakord me BE-në.

Ndërkohë përleshje të dhunshme kanë shpërthyer para tij. Bomba molotov dhe gaz lotsjellës në sheshin Syntagma mbrëmjen e 15 korrikut 2015, kur brenda në parlament deputetët grekë vijonin të debatojnë për masat e forta ekonomike të cilat duhet t’i miratojnë në fund të ditës në mënyrë që një marrëveshje shpëtimit prej 86 miliard eurosh të arrihet, transmeton OraNews.

Jashtë një grup anarkistësh kanë hyrë në shesh me helmete duke hedhur bomba molotov dhe fishekzjarrë dhe gurë.

Sipas policisë janë rreth 12 mijë persona të mbledhur në në sheshin Syntagma, para parlamentit, për të kundërshtuar masat e kursimit, që përfshijnë rritjen e taksave dhe reformimin e pensioneve.

Dhunës policia nga ana e saj iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe ka arrestuar rreth 50 persona.

Brenda në parlament kryeministri Tsipras i është drejtuar kështu deputetëve disidentë të partisë së tij:Nëse nuk më mbështesni iki.

Një kërcënim për dorëheqje nëse plani i reformave nuk duhet të kalojë.

Ndërsa ministri I Financave greke Euclid Tsakalotos gjatë debatit në parlament deklaroi: Nuk kishim zgjidhje tjetër. E hëna ishte dita më e vështirë e jetës sime që do e mbaj mend përgjithmonë. Nuk kemi thënë kurrë që ishte një marrëveshje e mirë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button