Veliaj: Edhe pak ditë nis puna për ndryshimin e Tiranës

Gjykata e Tiranës ka mandatuar zyrtarisht Erion veliaj si kryebashkiak të Tiranës, pas kërkesës së ish-ministit të MMRS-së verifikimin e mandatit. Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por në një status në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, kreu i ri i bashkisë ka deklaruar se mezi po pret të fillojë punën për transformimin e kryeqytetit.

“Edhe pak ditë – gjer sa të ndodhë kalimi i stafetës në Bashkinë e Tiranës nga KQZ – përveshim mëngët për të nisur ndryshimin e shumëkërkuar në qytetin tonë. Tirana ka nevojë për shumë punë, punë, punë! Na tregoni cilat janë 3 gjërat që sipas jush, kanë nevojë për ndërhyrje urgjente në Tiranë?”, – shkruan Erion Veliaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button