Lexoni letrën e Eminim për nënën e Tupac Shakur (Foto)

Para disa kohësh, Eminem i shkroi një letër Afeni Shakur, ku lavdëronte djalin e saj për kurajën që i kishte dhënë për të qenë vetvetja. Në letrën e publikuar për herë të parë në vitin 2008, ai e falënderon Afen’in që i dha botës shpirtin e Tupac.

“Nuk e keni idenë sesa ka frymëzuar djali juaj dhe muzika e tij dhe jo vetëm botën e Hip-Hopit. Ai ka frymëzuar gjithë karrierën time. Ishte dhe vazhdon të jetë përkufizimi i vërtetë i një ‘ushtari’. Kur kam qenë në momentet e mia më të këqija (para famës, para Dre), e dija se mund të vendosja një këngë nga ‘Tupak’ dhe papritmas, gjërat nuk dukeshin aq keq. Më dha kurajën për t’u ngritur dhe për të dhënë ‘Në djall vafshin bota!’. Unë jam ky! Nëse nuk më pëlqeni, vafshi në dreq! Faleminderit që na dhatë shpirtin e tij dhe tuajin. Zoti ju bekoftë!” – shkruhet ndër të tjera në letrën e reperit të famshëm. Afen’it, miku yt përgjithmonë! Marshall”

Letra është ekspozuar tashmë në Qendrën e Arteve “Tupac Amaru Shacur”, shkruan “The Mirror”.

Po ashtu, bëhet e ditur se këtë verë do të fillojnë xhirimet për jetën e Shakur, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike në vitin 1996.

Lajme të ngjashme

Back to top button