Dibër: U shpall i hapur Festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni”

Festivali Teatri shqiptar në Maqedoni edicioni I XII -të u ngjit në skenën e artdashësve dibran.

Me këtë rast festivalin e radhës e hapi kryetari I komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata i cili mes tjerash tha:
“ Falënderoj paraardhësit e mi që me vite nuk e kanë ndërprerë  këtë aktivitet ndaj dhe duhet vazhduar për shumë arsye. Drama shqiptare e ka vendin në Dibër dhe artistët duhet respektuar. Të gjithë ju që jeni inkuadruar në këtë lloj aktiviteti, keni kontribuar për trashëgiminë tonë historike  të kulturës, civilizimit, luftës , skamjes, mjerimit, të kaluarën,  të ardhmen ,keni hyrë në shpirtin e çdo shqiptari përmes aktrimit tuaj , na keni shprehur ndjenjat e një trimi, vuajtjet e një nëne , perspektivën e një populli, keni shprehur në tërësi të qenurit shqiptar në Ballkan. Sipas Latës, te  drama shqipe është e gërshetuar e kaluara jonë, keni dashur që  me interpretimin tuaj të zbusni  sado pak zemrën e mjerimit, të sjellni para nesh ambiente të ndryshme, imagjinata e regjisorit dhe interpretuesit  dhe vetë autorit  të tekstit shprehën ndjenjën e një populli. Më mirë  se në dramë  nuk mund të kuptohet jeta, sidomos nga ana e intelektualit të mirëfilltë, sepse çdo fytyrë përshkruan jetën e një vendi. Këto drama do na sjellin freski shpirtëroren të jetës tonë momentale dhe ardhmëri më të mirë, theksoi Lata.

Nata e parë e festivalit nisi me Teatrin kombëtar të Kosovës nga Prishtina, drama   ,, Përplasjet,, me autor dhe regji të Ekrem Kryeziut.  Në këtë dramë rol kryesor pati aktori i mirënjohur Çun Lajçi  si dhe Afrim Muçaj dhe Genta Ratkoceri. Tematika kryesore ishte jeta në burg në periudhën e ish –Jugosllavisë, peripecitë dhe rrugëtimi i ëndrrës së keqe  por në një farë mënyre edhe frikë që ëndrra e këtillë mos përsëritet më kurrë. Sipas regjisorit Kryeziu, kjo dramë është edhe pjesë e tij sepse vetë regjisori ka qenë në burg dhe ja përkujton momentet e tij të trishta dhe të pa harruara.

Lajme të ngjashme

Back to top button