WhatsApp do të shtojë një buton ‘Like’ për foto

WhatsApp pritet që të shtojë disa butona të rinj në aplikacion. Thuhet se përdoruesit së shpejti do të kenë një buton ‘Like’ për foto dhe gjithashtu edhe butonin “Mark as Unread” për mesazhe.

Ilhan Pektas, i cili besohet se është testuesi i kësaj veçorie në WhatsApp, zbuloi këto veçori në Twitter.
Ai tha se së shpejti në WhatsApp do të paraqitet një buton “Like” për fotografitë që përdoruesit ia dërgojnë njëri-tjetrit.

Thuhet gjithashtu se së shpejti përdoruesit do të jenë në gjendje që t’i bëjnë mesazhet të duken “të palexuara” edhe kur lexohen, transmeton Lajmi.net.

Është e paqartë nëse vijat blu që tregojnë kur lexohet mesazhi do të hiqen, apo do të qëndrojnë aty të shfaqen kur ta lini mesazhin të lexuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button