Shifra të “çmendura”, ja sa u kushton amerikanëve lufta në Afganistan

Përafërsisht 715 miliardë dollarë janë shpenzuar në misionin e Ushtrisë Amerikane në Afganistat që nga viti 2001, sipas raporteve që një organizatë joqeveritare ka publikuar e cila mirret me vëzhgimin e buxhetit federal dhe shpenzimet e ushtrisë amerikane.

Lufta në Afganistan e udhëhequr nga SHBA-ja u kushton taksapaguesve amerikanë 4 milionë dollarë për orë, pavarësisht tërheqjes së madhe të trupave amerikane në pjesën e dytë të vitit të kaluar, transmeton Indeksonline.

Shifra prej 715 miliardë dollarëve, megjithatë, mund të jetë mashtruese thotë organizata NPP, pasi brenda kostos nuk përfshihen edhe shpenzima të tjera të luftës, ku përfshihen shpenzimet mjekësore për ushtarët e lënduar dhe veteranët, raporton Press TV.

Ndërkaq, shpenzimet për vetëm një ushtar, kalojnë shifrën prej një milionë dollarësh, që kalon për dy herë shifrën e paraparë390,000 dollarë nga kongresmenët për vlerësim në vitin 2006.

Ekonomistja e diplomuar në Harvard, Linda Bilmes, ka thënë se sipas kalkuimeve të vitit 2013, lufta në Irak dhe Afganistan janë bërë më të kushteshmet në histori.

Lajme të ngjashme

Back to top button