Taravari: Na u lidh pakti pozitë-opozitë maqedonase

Arben Taravari nga radhët e partisë “Lëvizja për reforma të PDSH” , marrëveshjen e arritur e komenton si një  pakt i pozitë-opozitë maqedonase, se shqiptarët janë kamerierë që iu shërbejnë “Të Mëdhenjve”!

“Na u lidh pakti pozitë-opozitë maqedonase, se shqiptarët janë kamerierë që iu shërbejnë “Të Mëdhenjve”! Ne as nuk hymë si problem dhe as nuk dolëm si zgjidhje. Fare! Hiç!

Zoran Zaevi, ky sllav elokuent, u dëgjua të kumtonte plot emocion lajmin e Marrëveshjes, po për hallet e shqiptarëve që i kishte shqetësim që nuk e zinte gjumi natën, nuk foli një llaf, fare zë, sikur të mos i kish përdor asnjë ditë të fushatës së tij anti-qeveritare ose fushatës për të mbërritur në pushtet!”, thotë Taravari.

Ai shton se si mundet këta shqiptarë që drejtojnë fatet tona, të kenë qëndruar të qetë kur kanë dëgjuar që nuk do të bëhet për rastet e montuara.

“Dy liderat shqiptarë që nga Kapulet e Montag që shanin me libra shtëpie njëri tjetrin, tashmë të kthyer në dashuri të madhe bipartiake, punojnë si shurdh-memecë!

Për turp të tyre e tonin, ata heshtin dhe nuk shohin! Ose të droguar nga paraja, shohin iluzione që po na çojnë në varr të sigurt! Si mundet këta shqiptarë që drejtojnë fatet tona, të kenë qëndruar të qetë kur kanë dëgjuar që nuk do të bëhet asgjë për rastin e Sopotit, asgjë për Monstrën, asgjë për Kumanovën, asgjë për shpalljen e shqipes si gjuhë zyrtare, asgjë për Buxhetin proporcional, asnjë prej Ministrive kyçe!

O vaj me det! Kjo është tradhëti e pastër! Ky është kurth që ramë të gjithë nga ca atdheshitur, nga ca që lajnë duart me lot njerëzish! Turp e tradhëti!”, shprehet Taravari.

LEXO: Bujar Osmani: Shqiptarët përfituan stabilitet politik dhe rikthim të rrugës drejtë BE-së
LEXO: BESA: Me marrëveshjen e mbrëmshme u zyrtarizua sërish koalicioni anti-shiptar VMRO-BDI-PDSH
LEXO: RDK: Mos-implementimi i marrëveshjes mund të shkaktojë krizë më të thellë
LEXO: PPD: Përshëndesim marrëveshjen, pyesim partitë shqiptare cili ishte roli i tyre?!

Lajme të ngjashme

Back to top button