Komunalec – Kërçovë me mbishkrime dhe fatura edhe në shqip

Ndërmarrja Publike Komunale “Komunalec” në Kërçovë, këto ditë ka hequr tabelat dhe mbishkrimet e mëhershme të cilat ishin vetëm në gjuhën maqedonase dhe ka vendosur të tjera që shkruajnë në dygjuhësi. Një akt i këtillë erdhi disa muaj pas emërimit të drejtorit të ri të kësaj ndërmarrje, Zenel Jonuzit, i cili thotë që kjo është diçka që është dashur ta bëjë më herët.

“Prej muajit të ardhshëm ne do të fillojmë që edhe faturat e shërbimeve për qytetarët t’i lëshojmë në dygjuhësi. Jo vetëm faturat por do të përkthehen edhe dokumentacionet, vendimet, urdhëresat dhe të gjithë materialet tjera. Pengesa e vetme është se akoma nuk kemi të punësuar një përkthyes por prej muajit të ardhshëm edhe këtë do ta zgjidhim.” – tha Jonuzi.

NP “Komunalec” ka edhe disproporcion të të punësuarve për shkak se një përqindje shumë e vogël e tyre janë shqiptar problem të cilin, sipas drejtorit, do ta zgjidhin gjatë sezonit të pranverës.

Lajme të ngjashme

Back to top button