Fronti për liri: Me burgosjen e Kezharovskit burgoset liria e shprehjes

Fronti për lirin e shprehjes vlerëson se dënimi me burg prej 4,5 viteve për gazetarin Tomisllav Kezharovski, paraqet goditje të rëndë për lirinë e mediumeve në Republikën e Maqedonisë.

Aktgjykimi kundër Kezharovskit paraqet kërcënim për të gjithë gazetarët që informojnë për punën e policisë, organeve gjyqësore dhe të gjitha institucioneve të tjera shtetërore, në të ardhmen, të jenë të kujdesshëm se çfarë dhe si do të raportojnë, sepse mund të dënohen me dënime të mëdha, pavarësisht nëse kanë informuar drejtë dhe nëse kanë mbrojtur interesat e qytetarëve.

Fronti për liri të shprehjes kërkon nga instancat më të mëdha gjyqësore, me procedurë ankimuese, të shfuqizojë vendimin skandaloz dhe Kezharovski të lirohet nga përgjegjësia për vepër jo-ekzistuese. Koleg Kezharovski u dënua për shkak të punës së ti të ndërgjegjshme themelore gazetareske – informimin e publikut mbi çështjet me interes publik – si është në këtë rast, zbulimi i abuzimeve të institutit për dëshmitar të mbrojtur nga ana e policisë dhe organeve gjyqësore.

Në të kundërtën, dënimi i shqiptuar me burg për Kezharovskin, do të thotë dënim me burg për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediumeve në Republikën e Maqedonisë.

Fronti për lirin e shprehjes është platform e gjërë e përbërë nga individë, organizata, institucione dhe grupe joformale të cilat funksionojnë si rrjet joformal me qëllim të përbashkët- ruajtjen dhe promovimin e të drejtave themelore të njeriut-lirinë e shprehjes në republikën e Maqedonisë por edhe në gjithë botën.

Frontin e përbëjnë këto organizata qytetare, Komiteti i Helsinkut për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në RM, Qendra për zhvillim të mediumeve, Metamorfozis, fondacioni për internet dhe shoqëri, Civil-Qendra për liri, Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni, OJQ Infoqendra, Koalicioni “ Të drejtat shëndetësore dhe seksuale të grupeve të margjinalizuara-Shkup, Qendra Maqedonase për arsimim europian, Publiku-Qendra për politika të reja dhe liri të mediumeve, Jadro-Asociacioni për shfaqe të pavarura kulturore, Shoqata qytetare Kontrapunkt.

Pas reagimeve të organizatave të vendit dhe ato ndërkombëtare për shqiptimin e dënimit me burg të gazetarit Tomislav Kezharovski për tekstin e botuar në vitin 2008, ka reaguar edhe Komisari për zgjërim Stefan Fule

Njëkohësisht sot në Shkup u organizuan protesta në mbrojtje të gazetarit në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button