Neonazistët grek i lënë pa para

Partisë neonaziste greke “Agimi i Artë” po i vështirësohet jeta gjithnjë e më shumë. Në të gdhirë të së mërkurës (23.10.2013) parlamenti në Athinë hapi rrugën për ndalimin e financimit nga shteti të kësaj partie. Në kërkesën për ndryshimin e ligjit mbi financimin e partive përkufizohet, që partitë, të cilat klasifikohen si organizata kriminale apo terroriste humbasin të drejtën e financimit nga shtetit. Një parti mund të klasifikohet si e tillë, nëse më shumë se një e pesta e kryesisë apo e deputetëve të kësaj partie ndodhen nën akuzë.

Kryetari i partisë në burg
Për këtë ndryshim votuan 235 nga 269 deputetë të pranishëm në seancën plenare. 34 deputetë abstenuan. Ndërkohë po zhvillohen hetime ndaj nëntë prej gjithsej 18 deputetëve të “Agimit të Artë” për krijimin e një shoqate kriminale dhe anëtarësinë në të. Tre prej tyre ndodhen në arrest hetimor, ndër ta edhe kryetari i partisë Nikos Michaloliakos. Partia e konsideron këtë ndryshim të ligjit si antikushtetues. Ajo e sheh veten si viktimë të përndjekjes politike.
 
Greqia – Pa shpresë për helenët?
Kërkesa për ndryshimin e ligjit u pranua prej deputetëve të partive të koalicionit qeverisës të përbërë nga socialistët dhe konservatorët si dhe prej partisë radikale të majtë në opozitë “Syriza”. Deputetët e “Agimit të Artë” u shprehën se kjo është shkelje kushtetuese. Pas debatit parlamentar, në shenjë proteste deputëtet e kësaj aprtie u larguan nga salla plenare.

Lajme të ngjashme

Back to top button