Netanyahu: Marrëveshja mbi programin bërthamor të Iranit, “gabim historik”

Duke komentuar marrëveshjen e suksesshme të delegacioneve negociuese të grupit 5+1 dhe Iranit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se marrëveshja mbi programin bërthamor të Iranit është “gabim historik”, raporton Anadolu Agency (AA).

Netanyahu u takua në Jerusalem me ministrin holandez të Punëve të Jashtme, Bert Koenders, ndërsa pas takimit tregoi se marrëveshja e sotme mbi çështjen bërthamore të Iranit është një shembull i qartë se çka fitohet kur me çdo çmim kërkohet arritja e marrëveshjes.

“Sipas informacioneve të para, tashmë me plot bindje mund të themi se është një gabim historik. Janë bërë të gjitha lëshimet mbi detajet që është dashuar të reduktojnë kapacitetet bërthamore të Iranit dhe të parandalojnë zhvillimin e armëve bërthamore. Përveç kësaj, Irani do të marrë qindra miliona dollarë për të mbushur rezervuaret e makinave të tyre të terrorizmit dhe dhe të intensifikojë agresionin në Lindjen e Mesme dhe në pjesë tjera të botës”, ka thënë Netanyahu.

Kreu i Qeverisë izraelite pretendon se është më se e qartë se është dëshiruar nënshkrimi i marrëveshjes më shumë se çdo gjë tjetër dhe se për këtë arsye nuk është përpjekur që kjo të mos ndodhë, dhe porositi se Izraeli do të mbetet i përkushtuar në parandalimin e Iranit për të përvetësuar armë bërthamore.

“U bëj thirrje të gjithë liderëve politikë në Izrael që në këtë në këtë moment vendimtar të bashkohemi në luftën për sigurinë dhe të ardhmen e Izraelit”, ka thënë Netanyahu.

Delegacionet e Iranit dhe pesë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë sot kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshjen për çështjen e programit bërthamor të Iranit, gjë të cilën e konfirmuan edhe ministri i Jashtëm iranian, Mohammed Javad Zarif dhe përfaqësuesja e Lartë europiane për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Lajme të ngjashme

Back to top button