Stresi ju bën të pasuksesshme, mësoni si të shmangni atë

Për të shmangur stresin e panevojshëm, është e nevojshme të gjeni mënyra për të ulur apo shmangur incidentet stresuese që rrisin reagimin negative të organizmit.

Menaxhimi i kohës – I lejon individit administrimin më të mirë të mundshëm për veten, shoqërinë dhe familjen, duke rritur cilësinë dhe produktivitetin. Kjo mund të arrihet duke kursyer kohën. Përqendrohuni dhe skedoni kohën tuaj dhe si e shpenzoni atë.

Ndërtimi i strategjive të shëndetshme – Kjo është tërësisht individuale. Individi duke njohur streset e përditshme, ndërton strategji për ti eliminuar ato dhe për të shndërruar faktorët negativ në pozitiv

Mbështetja sociale – është një faktor madhor në mënyrën sesi individi e përjeton stresin. Mbështetja sociale që merret nga komuniteti, miqësia apo familja është një faktor pozitiv, qoftë në perceptimin apo përballimin e stresit.

Nëse stresi nuk përballohet dot nga individi, është e nevojshme që individi të konsultohet me një terapist ose specialist.

Lajme të ngjashme

Back to top button