Civil: Qeveria ndërton përmendore false dhe u merr bukën nga goja qytetarëve

Qendra për Liri “Civil” sot përmes rasteve konkrete ka lëshuar një sërë akuzash për ndarjen e buxhetit shtetëror, duke theksuar se në këtë rast shihet dyfytyrësia e pushtetit që rrezikon mirëqenien e qytetarëve.

“Nga ky vit qindra personave që përfitojnë asistencë sociale iu është ndërprerë ndihma sepse kanë marrë mjete në forma të ndryshme. Të tilla janë rastet me personat të cilët kanë marrë mjete nga jashtë për shërim, ata që kanë fituar shpërblime nga lotaria dhe lojërat shpërblyese ose kanë marrë honorarë. Përkundër zvogëlimit të rrejshëm të rasteve sociale dhe rritjes në vazhdimësi  të numrit të të punësuarve në administratë qëndron realiteti i hidhur i njerëzve të cilët mezi mbijetojnë.” theksohet në reagimin e “Civil”.

“Përmendore, fasade të kiçit dhe rrethoja metalike ndërtohen në kurriz të qytetarëve të varfër”, vlerëson Qendra “Civil”.

Lajme të ngjashme

Back to top button