McLaren fillon shitjen e P1 (Foto)

Gjiganti britanik McLaren ka zbuluar detajet teknike të modelit P1 pasi tashmë vetura e parë i është shitur një personi. Ende pa u bërë dy javë që kur McLaren prezantoi pasardhësin e F1, vetura e parë i është dërguar blerësit i cili preferoi të ketë ngjyrën e verdhë.

Blerësi e mori veturën në McLaren Technology Center, duke shënuar kështu fillimin e shitjes së njësisë së kufizuar në 375 njësi. 

Kjo veturë falë fuqisë motorike arrin shpejtësinë prej 0-100 km/h për vetëm 2.8 sekonda, prej 0-200 për 6.8 sekonda, prej 0-300 km/h për 9.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 350 km/h.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button