Pronarët e barakave të djegura në Tetovë, ankohen për vonesën e zjarrfikësve (FOTO)

Pronarët e barakave, pohojnë se janë të dëshpëruar, nga humbja e bizneseve të tyre. Ata thonë se po të ishte intervenuar me kohë, ndoshta do të ishte shpëtuar diçka. 

Pas zjarrit të përfshirë gjatë ditës së djeshme tek pese kioska në afërsi të tregut të gjelbërt në Tetovë , pronarët e lokaleve thonë se janë të revoltuar nga ana e njësisë së zjarrfikësve të Tetovës pasi që kanë ardhur me një orë vonesë. 

Sipas Pronarëve, njësia e zjarrfikësve në Tetovë, gjatë lajmërimit për zjarrin ka kërkuar procedura.

Pronarët e barakave, pohojnë se janë të dëshpëruar, nga humbja e bizneseve të tyre. Ata thonë se po të ishte intervenuar me kohë, ndoshta do të ishte shpëtuar diçka. 

Pronarët e barakave të djegura, thonë se kanë qenë të lajmëruara si kompani, por nuk kanë qenë të siguruara. Pronarët thonë se, nuk kanë mundësi për ti rinovuar barakat që njëkohësisht janë edhe bizneset e tyre familjare.

Lajme të ngjashme

Back to top button