fbpx

4 kuriozitete për shalqirin

Shalqiri ka popullaritet të gjerë, në sajë të shijes së ëmbël, por edhe prej faktit që është shumë freskues, pasi përbëhet në masën 90% nga uji.

Për t’i njohur më mirë vetitë e tij, sjellim më poshtë katër kuriozitete:

Është i pasur me antioksidantë- Shalqiri është i pasur me antioksidantë, sidomos lipoceni, madje përmban më shumë edhe se domatet.

Ky element lufton radikalet e lira si dhe forcon sistemin imunitar.

Në të njëjtën kohë, lipoceni ruan qelizat nga dëmtimet, duke ndihmuar për parandalimin e kancerit. Këshillohet që të hahet tre herë në javë.

Të ngop

Duke qenë se ka një përmbajtje të madhe uji, shalqiri është shumë i mirë për të na ngopur dhe në këtë mënyrë shmang konsumin e tepërt, duke parandaluar mbipeshën.

Këshillohet për femrat shtatzëna

Ngrënia e shalqinit gjatë shtatzënisë këshillohet gjerësisht, pasi përmban sasi të madhe vitamine C. Kjo vitaminë, ndihmon për të luftuar sëmundjet e frymëmarrjes, gripin dhe të ftohtin. Një mënyrë shumë e mirë kundër këtyre problemeve është ngrënia e shalqinit me pak limon.

Ndihmon zemrën

Shalqiri i bën shumë mirë zemrës, pasi mban presionin e gjakut nën kontroll si dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Lajme të ngjashme

Back to top button