Bankat greke do të vijojnë të jenë të mbyllura

Bankat greke, do të qëndrojnë të mbyllura të paktën edhe për dy ditë, tha një zyrtar i Ministrisë së Financave këtë të hënë, për “eKathimerini”.

Athina siguroi një marrëveshje ndihme me kreditorët e saj pas 17 orësh bisedimesh, por bankat të cilat kanë qenë të mbyllura për dy javët e fundit, pas tërheqjeve të mëdha të parave që kërcënuan rrëzimin e sistemit, do të mbeten të mbyllura tani për tani,të paktën për dy ditë, transmeton Shekulli.

“Qëllimi është që të rihapen degë të enjten”, tha një prej bankierëve për Reuters, ndërsa konfirmoi se autoritetet greke do ta rivlerësojë situatën të mërkurën.

Një nga kushtet kryesore për zbatimin e marrëveshjes është që Parlamenti i Greqisë të miratojë reformat e propozuara nga vendet evropiane. Por, duke qenë se sapo është bërë referendumi që refuzoi reformat shtrënguese, nuk duket se do të jetë i lehtë ky miratim.

Përpara se Greqia të mund të marrë 85 miliardë euro, një paketë ndihme kjo për të rihapur bankat e saj, qeveria greke duhet të ndërmarrë masa shtrënguese që përfshijnë taksat, pensionet dhe reformat e punës.

Masa të tilla kanë hasur kundërshtitë e para nga partia e krahut të majtë anti-kapitaliste Antarsya, e cila po bën thirrje për një demonstratë jashtë Parlamentit në Athinë kundër paketës së re për Greqinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button