Varoufakis: Kisha një plan pas referendumit, por Cipras bëri lëshime

Natën kur sheshi Sintagma festonte jo-në e referendumit, ndodhi dhe përcarja përfundimtare mes Aleksis Tsipras dhe Janis Varufakis.

Ish- ministri grek i Financave në një intervistë për “Nju Statesman”, tregon për prapaskenat e orëve të fundit më delikate. Në origjinë të frakturës mes kryeministrit dhe ministrit ishte këndvështrimi i ndryshëm rreth asaj që do të ndodhte pas referendumit.

Varufakis një ditë pas mbylljes së detyruar të bankave kishte një plan, për të venë në zbatim tre masa shokuese për të bërë presion tek partnerët europianë. Një lloj kërcënimi të simuluar për daljen e Greqisë nga zona euro për të bindur kreditorët që të riktheheshinn ë tryezën e negociatave.

Kjo, sipas Varufakis, do të ndodhte pasi vetëm duke bërë të mundur daljen e Greqisë nga zona euro do të mund të realizohej një marrëveshje më e mirë. Por ky vendim nuk u pranua nga kryeministri Tsipras dhe nga pjesa më e madhe e Syrizas.

Orët e para pas referendumit, qeveria e Syrizës u mblodh për të vendosur hapat e rradhës duke rrëzuar me 4 vota nga dy pro planin e Varufakis.

Pas kësaj humbjeje erdhi dhe dorëheqja e menjëhershme e ministrit të Financave. Atë natë, shpjegon tashmë ish- ministri, u vendos se jo-ja e referendumit grek nuk “do të ishte mbështetja vendimtare për planin tim, por përkundrazi po na conte drejt lëshimeve të reja.

Takimi me liderët e tjerë politikë, u shoqërua me deklaratën e kryeministrit Tsipras se cfarëdo qëndrimi që do të kishin mbajtur kreditorët ai nuk do ti kishte sfiduar më. Dhe kjo nënkuptonte dorëzim, përfundim të negociatave”, u shpreh Varufakis.

Lajme të ngjashme

Back to top button