Petkovski: Kërkoj falje për koalicionin me Gruevskin

Lideri i PRSD-së Tito Petkovski, në kongresin e partisë kërkoi falje që në vitin 2006 partia e tij ka koalicionuar me partinë e Nikolla Gruevskit.

Në fjalimin e Petkovskit ka dominuar kritika për politikat e partisë në pushtet. 

Ai deklaroi se ndjen përgjegjësi për ardhjen e Gruevskit në pushtet.

“Mbajë përgjegjësi që në vitin 2006 te Gruevski kam parë një anë positive shumëvjeçare tek VMRO-DPMNE. As në ëndër nuk e kam paramenduar se nacionalizmi, etnocentrizmi, mitologjia dhe rigjallërimi i rremë mund të jenë platforma me të cilat ai do të fitojë. Me këtë platformë ai arriti që ta zhduk Maqedoninë. Për këtë shkak un ju kërkoj falje , juve dhe qytetarëve të Maqedonisë”, tha para delegatëve Petkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button