Hungaria filloi ndërtimin e murit “antiimigrim” me Serbinë

Sot, në kufirin ndërmjet e Hungarisë e Serbisë, ushtria hungareze ka filluar ndërtimin e murit në mënyrë që të ndalet vala imigrantëve ilegalë njofton agjencia hungareze lajmeve MTI.

Punimet kanë filluar sot në mëngjes buzë qyteti Morahal.

Muri planifikohet të jetë i gjatë 175 kilometra e me lartësi deri në 4 metra.

Parlamenti hungarez, transmeton Koha.net, ka lejuar që të shfrytëzohen 10 metra hapësirë në kuadër të kufijve të jashtëm të zonës Shëngen.
Qeveria ka thënë se ky mur do t’i kushtojë afër 21 milionë euro.

Nga fillimi i vitit në Hungari kanë hyrë rreth 80 mijë imigrantë, nga të cilët pothuaj gjysma ishin nga Kosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button