Kryeministri i Rumanisë nën hetime për korrupsion
Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponata është nën hetime për falsifikim, evazion fiskal dhe pastrim të parave, thanë sot prokurorët e vendit.
Ata, përmes një komunikate thanë se i kanë konfiskuar përkohësisht asetet e Pontës.
Hetimi gjerë kriminal, i cili filloi në muajin qershor, heton aktivitetet e kaluara të Pontës, si një avokat, para se të bëhej kryeministër.
Në atë kohë, Ponta ka qenë anëtar i parlamentit.
Ponta, 42 vjeçar, ka mohuar keqpërdorimet dhe ka premtuar se do të bashkëpunojë me prokurorët.
Këto hetime kanë nxitur thirrjet për dorëheqjen e Pontës.
Ponta është kryeministri i parë rumun i cili akuzohet dhe i konfiskohet pasuria.