Reagim i mullisëve pas çmimit të dakorduar për grurin

Mullisët nuk janë në gjendje të paguajnë më shumë se nëntë denarë për një kilogram grurë i cili nuk i plotëson parametrat për cilësi në pajtim me Rregulloren, kundrejt importit të miellit të lirë nga fqinjët i cili shitet nga 14 denarë dhe me çka praktikisht, shkatërrohet sektori, reagoi sot Grupacioni i industrisë së mullisëve dhe furrave në kuadër të Odës ekonomike të Maqedonisë.

Sipas Grupacionit, çmimi prej 11 denarë i cili prezentohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave pas takimit të përbashkët të prodhuesve dhe përpunuesve javën e kaluar, ka të bëjë vetëm për grurin i cili i plotëson parametrat e rregulluara me Rregulloren për cilësi me qëllim të prodhimit të miellit për ushqim. “Çmimi prej 11 denarë do të thotë 10 denarë për një kilogram grurë të blerë pa TVSH dhe transport. Çdo grurë tjetër, i cili do të ofrohet për shitje, ndërsa nuk do të plotësojë të paktën një parametër në pajtim me Rregulloren, do të blihet nga 8, gjegjësisht nga 9 denarë për një kilogram, pa TVSH dhe transport”, thekson Grupacioni.

Grurin për të cilin mullisët do të paguajnë nga 10 denarë për një kilogram (pa TVSH dhe transport), ndërsa Ministria e prezenton si 11 denarë, duhet, siç shtohet në kumtesë, t’i plotësojë standardet në vijim: hektolitra mbi 76, lagështi maksimum 12 për qind, premisa më së shumti dy për qind, energji minimum 60 centimetra ktarorë, numrin e rrënies sipas Hagbergut së paku 250, gjegjësisht numër prej 1,4 deri 2,4, proteina minimum 12, gluten të lagësht të paktën 24, sedimentacion minimum 30, shkalla e lëshimit së paku 100 dhe zgjatshmëri minimum 130.

Lajme të ngjashme

Back to top button