Shkëndija pak pushim, e pastaj në Ohër

Eliminimi i pafat nga eliminatoret e Liga Evropës ka lënë hapësirë për pushim për futbollistët e Shkëndijës, të cilët janë lënë të lirë deri të enjten, kur riaktivizohen në seancat stërvitore.

Duke ditur se pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe startit të përgatitjeve për paraqitjen në Evropë periudha kohore ishte shumë e shkurtër, stafi teknik në krye me Shpëtim Duron kanë lëshuar futbollistët në pushim disaditor menjëherë pas rikthimit nga Skocia, ku barazuan 0:0 me Aberdinin, por u eliminuan nga Liga Evropa pas barazimit 1:1 në Shkup.

Dita e enjte është caktuar si fillim i seancave stërvitore, tani me një determinim tjetër, kampionatin dhe kupën vendore. Skuadra ‘kuqezi’ do të punojë ca ditë në Tetovë, ndërsa nga e diela transferohet në Ohër për një mini fazë përgatitore. Më pas ekipi rikthehet në shtëpi ku do të presë startin e sezonit të ri të futbollit vendor.

Lajme të ngjashme

Back to top button