Filmi i javës: Birdman (VIDEO)

Filmi: Birdman

Regjisori: Alejandro González Iñárritu

Aktorët: Michael Keaton, Lindsay Duncan, Emma Stone, Edward Norton

Filmi Birdman është një komedi-dramë për jetën e një aktor filmi që i ka kaluar koha “e artë” dhe për përpjekjen e tij për ta ringjallë karrierën në një shfaqje teatrale.

Skenë nga filmi Birdman
Skenë nga filmi Birdman

Në film flitet për krizat ekzistenciale të personazhit kryesor e po ashtu edhe të tjerëve të cilët punojnë me të. Personazhi tenton të rikthejë famën e tij dhe fundi i filmit do t’ju habis.
Filmi i Iñárritus konsiderohet si një nga filmat më unik dhe të mirë të dekadës së fundit dhe ai i fitoi 210 çmime, mes tyre edhe 4 Oskarë këtë vit: për regjizurë, kinematografi, skenar origjinal, dhe çmimin më të madh, filmi i vitit.

Një nga gjërat më interesante në film është se i gjithë filmi duket sikurse është një skenë dy-orëshe, dhe kjo e bën filmin të duket shumë më personal ndaj personazheve. Filmi e ka një sens të realizmit imagjinar, ku nuk dihet disa skena a janë të vërteta apo vetëm janë imagjinata dhe ëndrra e Riggan, personazhit kryesor.

Filmi është një nga filmat më të preferuar të vitit edhe nga shikuesit edhe nga kritikët që thonë “t’ju mbaj lidhur për ekrani”. Portalb ju rekomandon ta shihni këtë film.

Lajme të ngjashme

Back to top button