Maqedoni, u publikua nota mesatare e maturës shtetërore në qershor

Qendra Shtetërore e Provimeve dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpallën sot rezultatet preliminare nga matura shtetërore për vitin shkollor 2014/2015. Nota mesatare në afatin e qershorit, në të gjitha lëndët dhe në të gjitha shkollat e mesme është 3.37 dhe është më e lartë se vitin e kaluar, kur suksesi mesatar ishte 3.11 njoftoi drejtoresha e QSHP, Mirushe Ameti.

“Për dallim nga viti i kaluar, kur nota mesatare për gjuhët amtare gjegjësisht gjuhën dhe letërsinë maqedonase, shqipe dhe turke ishte 2.99, këtë vit është 3,47. Gjuhët e huaja gjermane, frenge dhe ruse kanë të njëjtën notë mesatare për dy vjet rresht atë prej 3,99. Për kalimin e gjuhës angleze si lëndë zgjedhore kanë vendosur shumica e nxënësve edhe atë 15 631 nxënësë. Nga këto 12.6% nuk kanë kaluar provimin, ndërsa 15.6% kanë notë të shkëlqyer. Ndërsa nota mesatare është më e lartë se vitin e kaluar dhe arriti në 3.1. Nota mesatare për lëndën e matematikës është 3.19, për estetikë – 3.8, filozofi – 3.6, fizikë – 3.4, kimi – 3.5, biologji – 3.6 dhe biznes – 3.4, ” tha drejtoresha Ameti.

“Ajo që na gëzon më së shumti neve, MASH dhe QSHT, është se kemi rritje të qëndrueshme të suksesit në matematikë, e cila është një nga politikat e Qeverisë së RM dhe MASH-it,” tha këshilltari Safet Neziri. Sipas tij, rezultatet preliminare do të shpallen më 14 korrik në orën 12, kur edhe fillon afati i fundit për paraqitjen e ankesave, i cili do të zgjasë tri ditë. Ata të cilët do të kenë vërejtje për rezultatet duhet të drejtohen tek komisionet lëndore në shkolla dhe ankesat t’i paraqesin në formë të shkruar.

Në maturën shtetërore në afatin e qershor ishin paraqitur 52.090 kandidatë në të gjitha lëndët, në testim janë përfshirë 49.861 kurse 2 229 kanë munguar. Për kandidatët të cilët kanë munguar në qershor, të cilat nuk kanë kaluar ose jo plotësisht, afati i ardhshëm do të zhvillohet nga 17-20 gusht 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button