Tri mënyra se si mund të përgatiteni për dietë

Ndoshta nuk ju pëlqen ky sugjerim, sepse nuk planifikoni të mbylleni gjithë të dielën në kuzhinë për ta përgatitur menynë për javën e ardhshme. Ne gjithsesi do t’ju shkruajmë tri mënyra për ta shmangur ngrënien e ushqimeve të pashëndetshme dhe të përgatiteni për dietë.

Racionet e vogla
Vendosni se sa të mëdha do t’i keni racionet e ushqimit. Sigurisht që mund ta blini një qese të ëmbëlsirës suaj të preferuar, por e dimë se kjo nuk do t’i ndihmojë shumë dietës suaj, prandaj në vend të kësaj merrni qese më të vogla dhe në to shpërndani ushqimin sipas ditëve. Racionet e vogla nënkuptojnë konsum më të vogël të kalorive, dhe në qoftë se i keni përgatitur vetë, atëherë ka pak gjasa që do të hani më shumë se ajo që e keni.

Zieni dhjetëra vezë
Dy vezë të ziera dhe një copë e pemës është një mëngjes ideal. Vezët e ziera fort mund t’i përgatitni qysh të dielën ashtu që të hënën të mos keni arsye të hani bukë të bardhë dhe majonezë. Qëroni dy vezë dhe hani para se të largoheni nga shtëpia.

Grimconi perimet
E dini atë momentin kur ktheheni në shtëpi pas punës dhe futni në gojë çfarëdo qoftë nga frigoriferi? Shmangni këtë gabim dhe grimconi perimet qysh sot, ndërsa zgjedhja juaj duhet të jenë trangujt apo specat. Edhe ashtu do të hani diçka para darkës, përse kjo të mos jetë e shëndetshme?

Lajme të ngjashme

Back to top button