Luleradhiqet plot vitamina

Po i njëjti bar i cili është i njohur për prishjen e oborrit të shtëpive ka gjithashtu histori të gjatë të përdorimit si bar shërues në kultura të ndryshme rreth globit. Një filxhan me flet të luleradhiqeve ofron 535 për qind të sasisë së rekomanduar të vitaminës K dhe 112 për qind të sasisë së rekomanduar të vitaminës A, transmeton Zëri.

Fletët e Luleradhiqeve, apo pipirit ashtu si i quajmë ne në Kosovë, janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës C, kalciumit, hekurit, fibrës dhe potasës. Nga të gjitha ushqimet është nga më të pasurit me vitaminë A, në mesin e jeshileve (perimeve jeshile) është burimi më i mirë me beta-karoten.

Nëse deri më tani nuk e keni ditur që konsumohen, tash kur e din që është nga ushqimet e shëndetshme shëruese, a do të ndryshosh, a do fillosh ta konsumosh?

Lajme të ngjashme

Back to top button