Shoqata Turke në Maqedoni “MATÜSITEB” shtroi iftar në Shkup

Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSITEB) në mbështetje të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) organizoi iftar për besimtarët muslimanë në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Në iftarin e organizuar nga Shoqata MATÜSITEB morën pjesë ambasadori turk në Maqedoni, Ömür Şölendil, ministri i shtetit Furkan Çako, Kryetari i Partisë Demokratike Turke në Maqedoni Kenan Hasipi, drejtori i TIKA-s për Ballkanin dhe Evropën Juglindore, Mahmut Çevik, koordinatori i zyrtës në Shkup të TIKA-s, Teoman Tiryaki, drejtori i përgjithshëm i zyrës së “Halkbank” në Maqedoni, Necdet Palakçı, anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë Sali Murat, si dhe një numër i madh i udhëheqësve të shoqatave turke në Maqedoni, biznesmenë, zyrtarë dhe të tjerë.

Kryetari i Shoqatës “MATÜSITEB”, Tahsin Ibrahim, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se MATÜSITEB prej themelimit të saj nga viti 2003 deri më sot vazhdon me aktivitete të këtij lloji, me qëllim për të ndihmuar dhe për të zgjidhur problemet e turqve në Maqedoni. Ai njoftoi se në shoqatën që drejton ai janë të regjistruara 65 shoqata joqeveritare turke në Maqedoni.

“Në emrin tim dhe në emër të Shoqatës MATÜSITEB ju falënderoj që keni ardhur në këtë sofër të përbashkët iftari. Njëkohësisht i lutem Allahut që një ngjarje sikurse në Srebrenicë të mos përsëritet kurrë dhe askujt”, theksoi Tahsin Ibrahim, duke ngushëlluar popullin boshnjak për gjenocidin në Srebrenicë.

Pjesëmarrësve iu drejtua me fjalim edhe ambasadori turk në Maqedoni, Ömür Şölendil, i cili shprehu kënaqësinë për organizimin e këtij iftari të përbashkët. “Në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan ditëve të fundi po përjetohen shumë kritika. Atë vëllazëri që e kemi nga historia në këto ditë duhet ta shfrytëzojmë dhe ta përforcojmë”, u shpreh Şölendil, duke mbështetur fjalët e Ibrahim Tahsinit për ngjarjet në Srebrenicë.

Lajme të ngjashme

Back to top button