U gjet ilaçi edhe për Romën, është Torino (Video)

Roma ma në fund ka humbur pikë pasi ka barazuar në xhiron 11-të në Serie A.

‘Ushtria romake’ është ndalur nga ekipi i Torinos duke luajtur baras me rezultat 1:1.

Në fakt, romakët të parët kanë kaluar në epërsi në saje të golit të mesfushorit, Kevin Strootman, i cili realizoi në minutën e 28-të.
Por, torinezët barazuan në pjesën e dytë me anë të sulmuesit italian, Cerci, i cili konkretizoi një sulm në minutën e 63-të.

Megjithëse te dyja ekipet në vazhdim kërkuan golin e fitores, rrjetat e ekipeve të njëra-tjetrës heshtën dhe kjo sfidë përfundoi me rezultat prej 1:1.
Pas këtij barazimi, Roma mbetet lidere e renditjes tabelore të ligës elitare italiane me 31 pikë, ndërsa Torino zë vendin e 12 me po aq pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button