FRI me aktivitete për Vitin e Ri Islam Hixhri 1435

Forumi Rinor Islam (FRI), me rastin e vitit të ri të kalendarit islamik Hixhri 1435, edhe kësaj here me manifestim dhe shumë aktivitete, informon Fisnik Shabani, koordinator në FRI.

‘Manifestimi i Hixhrit është ai kryesori, ku përvec kësaj bëhet shpërblimi i studentëve më të mirë në nivel republikan në Maqedoni, nga të gjitha universitetet, gjithashtu shpallen edhe nxënësit më të mirë të shkollave të mesme të vendit. Pastaj dekorohen disa personalitete që kanë dhënë kontribut në Maqedoni’ tha Shabani.

Përskaj kësaj FRI do të ketë  edhe aktivitete të ndryshme që organizohen nga degët e FRI në Tetovë, Kumanovë dhe vende tjera.  Me këtë rast do të vizitohen edhe personat me aftësi të kufizuara.

‘Kemi edhe disa organizime për nxënësit e shkollave të mesme, për personat me aftësi të kufizuara, disa degë të FRI do ti vizitojnë personat në fjalë dhe ti informojnë edhe për karakterin e Hixhrit apo vitit të ri Islam, si dhe u dhurojnë disa dhurata simbolike. Do të organizohen edhe ligjerata të ndryshme nëpër univerzityete dhe ambiente të forumit rinor islam’ tha Shabani.

Ndrsyhe, sot gjithë bota islame feston natën e parë të Vitit të ri të kalendarit Islamik Hixhri 1435.

Lajme të ngjashme

Back to top button