Ndryshimi i shprehive të të ushqyerit pas prekjes me diabet

Më e rëndësishmja për një person me diabet është të mbajnë të qëndrueshme sasinë e sheqerit në gjak dhe të konsumojnë mjaftueshëm elemente ushqyes.

Të zbuloni se keni diabet mund të prishë zakonin tuaj të të ushqyerit dhe të ndryshojë mënyrën se si ju gatuani. Rrjedhimisht, përgatitja e vakteve mund të marrë kohë. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të dekurajoheni dhe t’i shihni gjërat në anën pozitive.

Kur ju gatuani e keni vetë në dorë të zgjidhni ushqimin tuaj. Ky aspekt themelor i jep njerëzve kontroll të plotë në kuzhinë.

Më e rëndësishmja për një person me diabet është të mbajnë të qëndrueshme sasinë e sheqerit në gjak dhe të konsumojnë mjaftueshëm elemente ushqyes.

Kjo do të thotë, se nga njëra anë indeksi i glikemisë në ushqimet tuaja duhet të jetë i ulët, në mënyrë që të parandaloni rritjen e sheqerit në gjak dhe nga ana tjetër ushqimi juaj duhet të jetë i pasur me elemente ushqyese të tilla si vitamina, minerale, antioksidues dhe fibrave (ndërkohë që përmbajnë sasi të ulët të sheqerit, kripës dhe yndyrës).

Vendosni disa ngjyra në pjatë tuaj, që do të thotë më shumë perime të përziera me drithëra.

Lajme të ngjashme

Back to top button