Vuçiq: Dora ime ndaj boshnjakëve vazhdon të jetë e shtrirë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas kthimit nga Srebrenica në Beograd, tha sot se dora e tij mbetet e shtrirë ndaj popullit boshnjak, raporton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç sot në Qendren Memoriale në Potoçari ishte sulmuar verbalisht dhe fizikisht ndërkohë që po dilte nga Dhoma memoriale dhe vendosi lule në Gurin Përkujtimor.

“Më kanë lutur të mos mbaj fjalim në atë tubim, e respektova. Jam pritur ngohësisht nga familjet e viktimave, nga nënat e të vrarëve”, ka thënë Vuçiç në konferencën për media.

“Kur isha duke ardhur, përveç disa fyerve, nuk kishte probleme tjera. Në dalje një grup tifozësh nga Serbia kanë organizuar fyerjet, kur kam vendosur lule dëgjohej nga të gjitha anët ‘vrisni Vuçiçin’ me britma Allahu Ekber. Nuk kam dashur të largohem”, ka thënë Vuçiç dhe shpjegoi se ky grup nuk e ka sulmuar fizikisht.

Ai shtoi se është goditur me një gur në buzë, se i kanë rënë syzet dhe se janë thyer.

“Shpreh keqardhjen se diçka e tillë ka ndodhur, disa njerëz nuk e njohën qëllimin për të ndërtuar miqësi mes boshnjakëve dhe serbëve”, tha Vuçiç.

“Pavarësisht nga kjo se kam parë urretjen të cilën më parë se kam parë në asnjë vend tjetër, dora ime vazhdon të jetë e shtrirë ndaj popullit boshnjak dhe unë do të vazhdoj me këtë politikë dhe do të jem gjithmonë i gatshëm të bisedoj për atë se si të tejkalojmë problemet”, nënvizoi kryeministri i Serbisë.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve të Serbisë të vazhdojnë të ecin me krenari, të mos tregojnë urrejtje, siç tha, ndaj miqve boshnjakë dhe që “askush të mos e ngrejë dorën apo të mendojë se ka të drejtë të bëjë atë që duan, sepse ne me popullin boshnjak duhet të jetojmë në të ardhmen”.

“Mjaft me zemërime, të vdekur dhe viktima. Nuk do të flas për politikanët që deshën të organizonin këtë”, ka thënë Vuçiç duke shtuar se jo shumë kohë më parë në Beograd ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas incidentit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, dhe tha se Ramës “nuk i ka munguar asnjë fije floku”.

I pyetur nëse Serbia do të dërgojë notë proteste apo një kërkim falje nga BeH, ai tha se kjo është çështje e autoriteteve kompetente.

“Kan lënduar nënat e viktimave më shumë se këdo. Çfarë kanë bërë? Mua më dhimbsen familjet e vitimave që më shumë flitet për budallenjt të cilët kanë dashur të organizojnë linçim, se sa për njerëzit që vdiqën pafajshëm”, deklaroi Vuçiç në Beograd.

Lajme të ngjashme

Back to top button