Zjarr masiv në qytetin e Durrësit (Video)

Një zdrukthtari u shkrumbua plotësisht në Durrës ndërsa dy banesa rreth saj kanë pësuar dëmtime të shumta, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Zjarrfikësit e qytetit bregdetar pasi evakuan banorët, lokalizuan flakët e zjarrit të cilat ishin përhapur në një perimetër afro 500 metra. Sipas grupit hetimor i cili mbërriti menjëherë në vendngjarje, flakët kanë shkrumbuar totalisht jo vetëm magazinat, por kanë dëmtuar edhe dy banesat ngjitur duke shkaktuar thyerje të xhamave e dëmtim të fasadave, raporton TvKlan.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e vonuar, për shkak të terrenit e mungesës së rrugëve për të depërtuar me automjetet e tyre deri në vatrën e zjarrit.

Nga zjarri i rënë nuk ka të lënduar në njerëz, por dëme të shumta materiale. Ende nuk dihet shkaqet, por policia po heton në disa pista, si atë të të zjarrvënies së qëllimshme, apo të ngjarjes aksidentale.

Lajme të ngjashme

Back to top button